Sport

Familja Neymar do të paguajë garancinë prej 1 milion eurosh për Dani Alves…

I dënuar për përdhunim, Dani Alves duhet të lirohet përkohësisht, falë një garancie prej një milion eurosh të paguar nga familja Neymar.

20 Mars 2024, 14:59 Nga DOSJA

BRAZIL - Është një rast që vazhdon të flitet. I burgosur për shumë muaj, ndërsa akuzohej për përdhunim në një klub nate të Barcelonës në dhjetor 2022, Dani Alves, ish-mbrojtësi i Barçës, Paris Saint-Germain dhe kombëtares braziliane, u dënua përfundimisht në fillim të vitit 2024 me katër vjet e gjysmë burg.

Që atëherë, ish-lojtari, tashmë 40-vjeçar, ka apeluar përmes avokatit të tij. Sot u mësua se ai do të lirohej provizorisht kundrejt pagesës së garancisë prej një milion eurosh, ndërkohë që do të gjykohet ankimi i tij.

Babai i Neymar do të paguajë për Alves

Dhe sipas informacioneve të ‘Vanguardia’, ky milion euro do të paguhet nga... babai i Neymar Jr, djali I të cilit ka qenë shumë i afërt me ish-mbrojtësin e djathtë, pas qëndrimit të tyre të përbashkët te Barça, në kombëtare apo te Paris Saint-Germain.

Familja Neymar do të paguajë garancinë prej 1 milion eurosh

Kështu Dani Alves mund të lirohet, pasi të jetë paguar ky kusht, dhe pasi të ketë kthyer dy pasaportat e tij, pasi sistemi i drejtësisë spanjole ka frikë se ai do të arratisej, për të mos i kryer këto vite burg. Edhe prokuroria kishte shprehur dyshime për lirimin e brazilianit nga frika se mos e shihte të arratisej. Çështja Dani Alves është ende në gjykim.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll