Sport

Kërkesa e Dani Alves për lirimin me kusht, u pranua me një garanci prej një milion euro...

I dënuar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim në një klub nate të Barcelonës, ish-mbrojtësi brazilian i Barçës dhe PSG-së, Dani Alves, e pa kërkesën e tij për lirim të pranuar nga gjykatat spanjolle, me pagesën e një gjobe, lirimin me kusht prej një milion eurosh.

20 Mars 2024, 12:11 Nga DOSJA
Kërkesa e Dani Alves për lirimin me kusht, u pranua me një

SPANJE - Gjykata e Barcelonës vendosi këtë të mërkurë se Dani Alves mund të përfitojë lirimin me kusht, duke depozituar një milion euro, megjithëse se ai deri më tani ka vuajtur vetëm një të katërtën e dënimit të tij katërvjeçar e gjysmë burg për përdhunim.

Vazhdimi i paraburgimit të futbollistit, në pritje të gjykimit të tij në apel, "mund të shmanget në këmbim të pagesës së një depozite prej një milion eurosh", njoftoi një gjykatë e Barcelonës në një njoftim për shtyp, duke specifikuar se drejtësia do t'i konfiskojë atij edhe “dy pasaporta, spanjole dhe braziliane”. Ndërkohë Dani Alves (40 vjeç) do të duhet të paraqitet çdo javë në të njëjtën gjykatë.

"Unë besoj në drejtësi, nuk do të iki," siguroi braziliani mëngjesin e së martës, gjatë seancës në të cilën ai kërkoi lirimin e tij me kusht. Vendimi i gjyqtarëve i marrë këtë të mërkurë, i cili nuk është marrë unanimisht, mund të apelohet ende.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll