Sport

Serie A/ Derbi Milan-Inter do të luhet më 22 prill, pritet konfirmimi zyrtar…

Kalendari për ditët në vijim mbërrin të mërkurën: derbi i ‘Scudetos’ shtyhet për shkak të angazhimit të Milanit në çerekfinalet e Europa League kundër Romës

20 Mars 2024, 11:30 Nga DOSJA

ITALI - Nëntë ditë para kampionatit, me shanse të shkëlqyera për të fituar ‘Scudeton’... 

Interi kryeson tabelën me 1 4 pikë përpara Milanit të vendit të dytë dhe, sipas shifrave  aktuale, derbi i planifikuar për ditën e 33-të mund të jetë ndeshja vendimtare për mbylljen e llogarive: nëse dy skuadrat arrijnë me këtë diferencë (ose me një maksimum prej 13 pikësh, jo më pak) derbi mund t'u jepte ‘zikaltërve’ titullin dhe yllin e dytë. 

Menjëherë para derbit, ‘kuqezinjtë’ do të përfshihen në ndeshjen kundër Romës, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Europa League. Ndeshja që do të luhet në ‘Olimpico’ të enjten më 18 prill, në orën 21:00: për këtë derbi milanez do të shtyhet për  të hënën më 22 prill. 

Në këtë mënyrë skuadra e Piolit nuk do të detyrohet të luajë dy ndeshje në harkun kohor prej pak më shumë se 48 orësh. Shtyrje për të hënën edhe për Romën, duke luajtur në shtëpi kundër Bolognës: ndeshja do të luhet në orën 18:30. 

“Milani na kërkoi të luanim të hënën”,- tha Andrea Butti, shefi i garave dhe operacioneve të Serisë A dhe përgjegjës për kalendarët e kampionatit, për ‘Telelombardia’.

Shtyrje për të hënën edhe për Romën, duke luajtur në shtëpi kundër Bolognës: ndeshja do të luhet në orën 18:30. Sot do të mbërrijë komunikimi zyrtar nga Lega Serie A në lidhje me caktimin e ndeshjeve nga dita e 33-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll