19 Mars 2024, 21:56
Nga r.ll
Michael Martens
TIRANË- Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, në një shkrim së fundmi në Frankfurter Allgemeine Zeitung, analizoi një propozim të dhëndrit të Donald Trump për të investuar në Serbi dhe Shqipëri.
Në një intervistë për Adi Krastën në ‘A Show’ në SYRI TV, gazetari tha se Rama dhe Vuçiç po bëjnë marrëveshje për të krijuar siguri politike. Ai tha se nëse Donald Trump zgjidhet president në zgjedhjet në SHBA, kjo është një avantazh politik për Vuçiç dhe Ramën që t’i lejojnë të ketë marrëveshje tregtare me dhëndrin e tij.
"E di rastin e Serbisë, më mirë se atë të Shqipërisë, por duhet të ketë ngjashmëri. Në përgjithësi kjo ka qenë forma e të bërit biznes. Por është edhe një lloj investimi politik që ka bërë Vuçiç në Serbi dhe atë që po përpiqet të bëjë Rama në Shqipëri. Nëse Trump do bëhet president i radhës, patjetër që është një avantazh politik për Vuçiçin dhe Ramën që t’i lejojnë të ketë marrëveshje tregtare me dhëndrin e tij. kjo gjë ka ndodhur prej dekadash në Ballkan, ndoshta edhe prej shekujsh.
Gjithmonë ka ekzistuar lidhja mes liderëve me figurat më të fuqishme të perëndimit, sepse kur e ke mirë me ta, apo kur e ke mirë me Perandorinë Osmane, atëherë mund të bësh ç’të duash në pashallëkun tënd.Është një investim disi i rrezikshëm dhe mendoj se njerëzit po e ndjekin nga afër koston politike të këtij investimi.Opozita në Serbi dhe në Shqipëri duhet t’i monitorojë nga afër këto lëvizje. Kudo në botë, madje edhe në Ballkan, projektet e mëdha infrastrukturore, synojnë të shkaktojnë korrupsion. Dhe në Shqipëri ka patjetër korrupsion. Është e rëndësishme që në këtë kohë, shoqëria ta dijë mirë se çfarë planifikohet sepse nuk është thjesht një biznesmen, por është dhëndri i njeriut më të fuqishëm të botës që do investojë. Vuçiçi dhe Rama duket se po bëjnë një marrëveshje që të kenë një siguri politike," tha Martens.
michael martens
Politike
19 Mars 2024, 20:55
r.ll
ambrozia meta, edi rama
TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama që ...
Politike
19 Mars 2024, 20:35
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Pas ndalimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar sot ka ni...
Politike
19 Mars 2024, 20:36
r.ll
ambrozia meta, edi rama
GREQI- Incidenti i ndodhur ditën e sotme në një konferencë të kryeministrit Edi Rama, mes tij dhe gazetare...
Politike
19 Mars 2024, 20:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish thirrje mbrëmjen e sotme për krijimin e qeverisë tekni...
Politike
19 Mars 2024, 20:16
N.F
Pamje nga incidenti
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të...
Politike
19 Mars 2024, 20:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli para mbështetësve të tij sërish për incidentin e ndodhur mes gazetares A...
Politike
19 Mars 2024, 20:07
r.ll
sali berisha
TTRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetëvsve të mbledhur poshtë...
Politike
19 Mars 2024, 19:56
r.ll
takimi
TIRANË- Ambasada amerikane ka dhënë detaje nga takimi i Ndihmës Sekretarit të SHBA-së Todd Robinson me kryeministrin E...
Politike
19 Mars 2024, 18:08
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se dënon me forcën më të madhe aktin sipas tij brutal të k...
Politike
19 Mars 2024, 17:55
N.F
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në një mbledhje të ...