Sport

Gjermania prezanton uniformën e re dhe shkakton kaos, shkak është ngjyra e saj!

Fanella e re që do të vishen edhe në Euro 2024 ndau gjermanët

20 Mars 2024, 10:02 Nga DOSJA
Gjermania prezanton uniformën e re dhe shkakton kaos, shkak është

GJERMANI - Gjermania do të presë Euro 2024 nga 14 qershori deri më 14 korrik dhe kombëtarja dëshiron t'i rikthehet suksesit pas shumë kohësh. 
Federata e Gjermane e Futbollit prezantoi fanellat e dyta të kombëtares duke shkaktuar reagime të forta në vend. Arsyeja është ngjyra e saj. 

Është rozë dhe vjollcë dhe sipas Adidas që e ka bërë: "përfaqëson brezin e ri të tifozëve gjermanë të futbollit dhe diversitetin e vendit". Njerëzit në Gjermani janë të ndarë për fanellën e re, ndërsa gazeta “Bild” është shprehur kundër zgjedhjes së kësaj ngjyre të veçantë. 

“Nuk është ngjyrë për futbollin”, thuhet në artikullin qendror. Revista e njohur Kicker ka bërë një sondazh me 2/3 e të anketuarve duke thënë se nuk janë të emocionuar për uniformën e re. 

Fanella do të vishen në miqësoren kundër Holandës në Frankfurt më 26 mars. Kujtojmë pak ditë para Euros dhe Greqia do të luajë miqësore me “Panzerat”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll