Bota

Ekstremistit të djathtë austriak i ndalohet hyrja në Gjermani, shkak planet për të dëbuar me forcë miliona emigrantë

Martin Zellner pak ditë më parë u arrestua nga policia zvicerane, para pjesëmarrjes së tij në një takim të ekstremit të djathtë në fshatin Tegerfelden të Aargaut, në kufi me Gjermaninë.

20 Mars 2024, 11:21 Nga S.N
Ekstremistit të djathtë austriak i ndalohet hyrja në Gjermani,
Martin Zellner

GJERMANI- Gjermania ka lëshuar një ndalim hyrje për të djathtin ekstrem austriak Martin Zellner , një figurë qendrore në takimin e mbajtur nëntorin e kaluar në Potsdam me zyrtarë të Alternativës për Gjermaninë dhe iniciator i planit për të dëbuar me forcë miliona emigrantë.

Kërkesa përkatëse për pezullimin e të drejtës së lëvizjes së lirë në Republikën Federale të Gjermanisë për një qytetar të BE-së është paraqitur nga Bashkia e Potsdamit. "Duhet të bëhet e qartë se shteti nuk është i pafuqishëm dhe po përdor mjetet e tij ligjore," tha kryebashkiaku Mike Schubert .

Martin Zellner pak ditë më parë u arrestua nga policia zvicerane, para pjesëmarrjes së tij në një takim të ekstremit të djathtë në fshatin Tegerfelden të Aargaut, në kufi me Gjermaninë. Sipas policisë, arrestimi dhe dëbimi i tij nga kantoni është bërë me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe parandalimit të konfrontimeve me njerëzit nga ana tjetër.

Incidenti madje mori shumë përhapje, kur miliarderi amerikan Elon Musk pyeti në “X” nëse operacioni i policisë ishte i ligjshëm. Duke iu përgjigjur postimit të tij, neonazisti austriak shkroi: Në Evropë gjërat po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme. Sfidimi i imigracionit të paligjshëm tani po bëhet më i rrezikshëm se vetë imigrimi i paligjshëm.

Martin Zellner është një figurë udhëheqëse në "Lëvizjen e Identitetit" të ekstremit të djathtë, e cila është aktive në botën gjermanishtfolëse dhe, siç zbulohet nga faqja e internetit Correctiv, ai ishte folësi kryesor në takimin sekret të Potsdamit.

austria gjermania

Sondazh

Poll