Bota

Shembet një minierë në Pakistan, vdesin 12 persona

Tragjedia nisi mbrëmjen e së martës kur punëtorët mbetën të bllokuar në një thellësi prej rreth 244 metrash nën sipërfaqen e tokës, për shkak të një shpërthimi gazi në një tunel të minierës së qymyrit të menaxhuar nga një kompani private, në rajonin Khost.

20 Mars 2024, 10:15 Nga S.N
Shembet një minierë në Pakistan, vdesin 12 persona
Foto Ilustrim


PAKISATN- Një pjesë e madhe e një mimnierië në jugperëndim të Pakistanit u shemb, duke çuar numrin e të vdekurve në 12. Shembja besohet të jetë shkaktuar nga një shpërthim i monoksidit të karbonit, sipas një zyrtrai.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi me nxjerrjen e 12 trupave. Dy trupa u gjetën gjatë natës dhe të tjerët në mëngjes”, tha për AFP Abdul Gani Baloch, inspektor i departamentit përgjegjës për sigurinë e minierave dhe minierave në provincën Balochistan.

Tragjedia nisi mbrëmjen e së martës kur punëtorët mbetën të bllokuar në një thellësi prej rreth 244 metrash nën sipërfaqen e tokës, për shkak të një shpërthimi gazi në një tunel të minierës së qymyrit të menaxhuar nga një kompani private, në rajonin Khost.

Tetë punëtorë të tjerë gjithashtu u bllokuan për orë të tëra duke u përpjekur të ndihmonin kolegët e tyre, përpara se një ekip shpëtimi t'i nxirrte në sipërfaqe. Disa prej tyre ishin pa ndjenja.

“Shkak i aksidentit është përqendrimi i monoksidit të karbonit pasuar nga një shpërthim. Si pasojë, miniera u shemb”, tha  Baluch. Kushtet e punës në minierat e Pakistanit karakterizohen si të rrezikshme, me rregullore të papërshtatshme të sigurisë dhe pajisje joadekuate për mbrojtjen e punëtorëve. Aksidentet në këtë fushë janë të shpeshta.

pakistan miniera

Sondazh

Poll