Bota

"Ushtria duhet të përgatitet me të vërtetë për luftë", ish-shefat e sigurisë në Britani: Besueshmëria në mbrojtje është dobësuar

Duke ofruar këshilla për këdo që është kryeministër dhe sekretar i Mbrojtjes pas zgjedhjeve, një raport nga New Bletchley Network, i cili bazohej në idetë nga një diskutim midis një paneli ekspertësh, thoshte se "zbrazja" e ushtrisë së rregullt dhe rezervave gjatë viteve duhet të ndryshojë, duke paralajmëruar se madhësia e forcës ushtarake mund të jetë tashmë nën masën kritike kombëtare.

20 Mars 2024, 09:54 Nga M.B
"Ushtria duhet të përgatitet me të vërtetë
Foto ilustruese

BRITANIA- Një grup ish-shefash të mbrojtjes dhe të sigurisë në Britani kanë thënë se ushtria duhet të përgatitet 'vërtet' për luftë për të penguar kështu kërcënimet. Duke ofruar këshilla për këdo që është kryeministër dhe sekretar i Mbrojtjes pas zgjedhjeve, një raport nga New Bletchley Network, i cili bazohej në idetë nga një diskutim midis një paneli ekspertësh, thoshte se "zbrazja" e ushtrisë së rregullt dhe rezervave gjatë viteve duhet të ndryshojë, duke paralajmëruar se madhësia e forcës ushtarake mund të jetë tashmë nën masën kritike kombëtare.

Midis atyre që morën pjesë në diskutim ishin Lord Mark Sedwill, ish-sekretar kabineti dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, Lordi George Robertson, ish-kreu i NATO-s dhe sekretari i Mbrojtjes dhe gjenerali Lord David Richards, ish-kreu i forcave të armatosura të Britanisë Madhe.

Ndërhyrja vjen mes shqetësimeve në rritje për dështimin e qeverisë së Rishi Sunak për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në ‘Buxhetin e Pranverës’. Duke u fokusuar në ushtrinë e Britanisë së Madhe, raporti i botuar të mërkurën, paralajmëroi se “parandalimi bazohet në besueshmëri”.

“Besueshmëria e ushtrisë britanike është dobësuar prej 20 vitesh, nga zbrazja dhe pakësimi i fuqisë luftarake. Morali i ushtrisë është i brishtë”, thuhet ndër tjera në raport.

ushtria britanike

Sondazh

Poll