Bota

Marrëveshjen e përkohshme e BE-së për importet, Kryeministri ukrainas: Do të na lejojë të forcojmë themelet për integrim në tregun e unionit

Marrëveshja e përkohshme do t'u japë prodhuesve të ushqimit ukrainas akses pa tarifa në tregjet e BE-së deri në qershor 2025, me kufizime të reja të vendosura për disa grupe produktesh pas disa javësh protestash nga fermerët e BE-së mbi rregulloret mjedisore dhe importet e lira.

20 Mars 2024, 09:32 Nga M.B
Marrëveshjen e përkohshme e BE-së për importet, Kryeministri
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal

KIEV- Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, përshëndeti marrëveshjen e përkohshme të BE-së për importet e fermave të tyre duke e cilësuar si "lajm të mirë" dhe duke thënë se kjo do të lejojë Ukrainën të mbështesë prodhuesit e saj dhe të ruajë nivelet e saj të eksportit. Shmyhal, i cili ndodhet në Bruksel, pret që marrëveshjet të miratohen nga Parlamenti Evropian muajin e ardhshëm.

Marrëveshja e përkohshme do t'u japë prodhuesve të ushqimit ukrainas akses pa tarifa në tregjet e BE-së deri në qershor 2025, me kufizime të reja të vendosura për disa grupe produktesh pas disa javësh protestash nga fermerët e BE-së mbi rregulloret mjedisore dhe importet e lira.

"Ky 'regjim ekonomik pa viza' do të na lejojë të ruajmë dinamikën e eksporteve tona, të mbështesim prodhuesit ukrainas dhe të forcojmë themelet për integrim të mëtejshëm në tregun e vetëm të BE-së", shkroi Shmyhal në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Negociatorët për Parlamentin Evropian dhe presidencën belge të BE-së kufizuan importet e tërshërës, misrit, drithërave dhe mjaltit ukrainas duke përdorur një kufi të bazuar në nivelet mesatare të 2022 dhe 2023. Komisioni Evropian në janar propozoi shtimin e një "ndërprerje urgjente" për importet e shpendëve, vezëve dhe sheqerit, duke çuar në tarifa nëse sasitë e importuara tejkalojnë nivelet mesatare të 2022 dhe 2023.

importet ukrainase

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2024, 08:29 h.k

Kush do të bëhet shef i ri i NATO-s?

Foto ilustruese BRUKSEL-Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat e Komisi...