Aktualitet

Vrasja e ish-policit të burgjeve në Fushë-Krujë/ Babai i Gentian Bejtjas: Valter Bami na preu në besë, shkak ishte zhdukja e Enver Stafukës

ni Bejtja në një intervistë për emisionin Uniko u shpreh se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me djalin e tij por Bami i ka prerë në besë.

19 Mars 2024, 21:25 Nga N.F
Vrasja e ish-policit të burgjeve në Fushë-Krujë/ Babai i
Gani Bejtja

TIRANË- Babai i Gentjan Bejtjas i cili u ekzekutua më 15 Mars 2024 në oborrin e shtëpisë së tij është shprehur se djali i tij nuk ka pasur probleme me Valter Bami. Gani Bejtja në një intervistë për emisionin Uniko u shpreh se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me djalin e tij por Bami i ka prerë në besë.

Ai më tej shtoi se Valter Bami preu në besë Gentjan Bejtjan në zhdukjen e shokut të tij Enver Stafuka. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej vitit 2015 kur u rrëmbye. Në momentin e rrëmbimit, Stafuka ka qenë në tavolinë me Gentian Bejtjan dhe Valter Bamin.

Spartak Koka: Çfarë konflikti ka pasur me Valter Bamin?

Gani Bejtja: Asnjë konflikt. Asnjë konflikt me Valter Bamin, u prish se na preu në besë, e ka prerë në besë shokun e vet Enver Stafukën. Kanë qenë në tavolinë, edhe kanë dashur t’ja lënë që e ka prerë Genti.

Spartak Koka: Kështu kanë dashur ta lënë?

Gani Bejtja: Po, t’ja linin Gentit tim.

Spartak Koka: Dhe që nga ai moment nuk kanë folur?

Gani Bejtja: Nuk kanë shkuar më me të.

Spartak Koka: Kanë pasur konflikte më me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarje?

Spartak Koka: A është e vërtetë që një ditë apo disa ditë pas rrëmbimit të Enver Stafukës kanë tentuar të rrëmbejnë dhe djalin tuaj?

Valter Bami, u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas prokurorisë në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin. 

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gani bejtja gentjan bejtja valter bami

Sondazh

Poll