Aktualitet

EMRI/ Aksident në Durrës, makina përplas efektivin e policisë rrugore

Mësohet se nga ky aksident është plagosur një efektiv i Policisë Rrugore i cili po menaxhonte qarkullimin në zonë.

19 Mars 2024, 20:08 Nga N.F
EMRI/ Aksident në Durrës, makina përplas efektivin e
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.9 në Durrës. Mësohet se nga ky aksident është plagosur efektivI i policisë rrugore, Gentian Hoxholli i cili po menaxhonte qarkullimin në zonë.

Efektivi mësohet se është përplasur nga një automjet. Nga raportimet e deritanishme efektivi është dëmtuar lehtë në njerën këmbë dhe ndodhet në spital për të bërë një grafi të këmbës. Shoferi mësohet se është shoqëruar në komisariat  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident durres polic

Sondazh

Poll