Shkatërrohet banda kriminale në Spanjë/ Kokat e grupit dy vëllezër shqiptarë, kapet drogë me vlerë 38 milionë euro (FOTO)
Pamje nga operacioni SPANJË- Një bandë droge është shkatërruar në Spanjë ku brenda një zyrë modeste prej ...
Ai u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani si dhe me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
SHBA- Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, rikonfirmoi gjatë vizitës së tij në Tiranë, angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Ai u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani si dhe me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Sipas një njoftimi zyrtar të ambasadës amerikane, zoti Robinson, "shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe në rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve, transparencës dhe llogaridhënies".
Ndihmës Sekretari Robinson pati po ashtu takime dhe me përfaqësuesë të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Akademisë së Sigurisë për të theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe nxitjes së besimit publik.
Gjatë takimeve me ministrin shqiptar të Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe të Brendshëm Taulant Balla, zoti Robinson theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit për reformën në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ai diskutoi gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm në reformën në drejtësi, përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe dhënien fund mosndëshkimit në luftën kundër korrupsionit.
Ambasada amerikane shpërndau sot pamjet e takimit të tij të mbrëmshëm me gjyqtarë, prokurorë, hetuesë shqiptarë dhe drejtuesë të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri duke i falënderuar për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.
Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin, vihet në dukje në njoftimin e ambasadës.
“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t'ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni”, tha Ndihmës Sekretari Robinson në fjalën e mbajtur gjatë pritjes me drejtuesit e lartë të sistemit të Drejtësisë në Shqipëri.
Marrë nga VOA
Pamje nga operacioni SPANJË- Një bandë droge është shkatërruar në Spanjë ku brenda një zyrë modeste prej ...
ceno klosi TIRANË- Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimeve penale të grupit...
Foto ilustruese GREQI- Një 17-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet gre...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, ka një shqetësim në rritje mbi përfshirjen e të miturve në prodhimin dhe ...
foto ilustruese TIRANË- Vijon rritja rekord e të gjitha llojeve të të ardhurave edhe për vitin 2024, duke shënuar konsolidim ...
pamje nga incidenti TIRANË- Organizatat evropiane për të drejtat e gazetarëve reaguan të martën ndaj gjestit të kryemin...
droga e kapur SLLOVENI- Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, saktësisht 260 kilogramë, në portin e ...
gentjan bejtja FUSHË KRUJË- Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u ekzekutua mbrëmjen e 15 marsit në oborrin e banesës së ti...
adriatik lapaj TIRANË- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e ka cilësuar si një shfaqje e shëmtuar, incidentin mes gazetares Ambro...
keshilli shqiptar i medias TIRANË- Një reagim për incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka ardhur edhe...