Aktualitet

Rënia e zjarrit zbuloi plantacionin e drogës/ Dënohen me burg dy trafikuesit shqiptarët në Belgjikë, gjobiten me mijëra euro

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë me shpejtësi zjarrin, por në momentin e shuarjes së flakëve kanë gjetur një plantacion të vërtetë kanabisi ku ishin fshehur 1102 bimë. Në kuzhinë, policia gjeti një axhendë me orare kultivimi dhe letra me udhëzime, të dyja të shkruara në shqip.

19 Mars 2024, 21:11 Nga N.F
Rënia e zjarrit zbuloi plantacionin e drogës/ Dënohen me burg dy
Pamje nga zjarri në shtëpinë e barit

BELGJIKË- Tre shqiptarë janë dënuar me dy vite burg pasi u shpallën përgjegjës për një plantacion kanabisi në Kortrijksestraat në Heule të Belgjikës. Plantacioni u zbulua rastësisht më 25 nëntor 2022, pasi shpërtheu një zjarr në objekt.

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë me shpejtësi zjarrin, por në momentin e shuarjes së flakëve kanë gjetur një plantacion të vërtetë kanabisi ku ishin fshehur 1102 bimë. Në kuzhinë, policia gjeti një axhendë me orare kultivimi dhe letra me udhëzime, të dyja të shkruara në shqip.

Të dyshuarit u arrestuan pas një kërkimi të gjatë. Prokuroria ka llogaritur se nga plantacioni janë fituar 593 mijë euro, me katër kultura. 33-vjeçari me inicialet M. C. ka marrë me qira magazinën me emër të rremë. Ai është dënuar me 2 vjet burg dhe 16 mijë euro gjobë. Gjithashtu, do të konfiskohen edhe 5000 euro.


34-vjeçari me inicialet J. C u dënua me 12 muaj burg. Ai do të marrë edhe një gjobë prej 8000 euro dhe do t'i konfiskohen 600 euro.  Një burrë i tretë, i cili nuk u paraqit kurrë në gjykatë, merr të njëjtin dënim si J. C. të cilët së bashku duhet t'i paguajnë operatorit të rrjetit elektrik një shumë  prej 30,000 euro.

belgjike burg shqiptare

Sondazh

Poll