Politike

Vula e PD-së, caktohen tre gjyqtarët që do shqyrtojnë çështjen në Apel (EMRAT)

Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.

19 Mars 2024, 15:15 Nga r.ll
Vula e PD-së, caktohen tre gjyqtarët që do shqyrtojnë
gjykata e apelit

TIRANË- Janë caktuar tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Relator është vendosur Alma Ahmeti ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes në Apel për rishqyrtim. Kolegji arrin në konkluzionin se Gjykata e Apelit i është shmangur detyrimeve të saj ligjore, të cilat janë të detyrueshmë për tu zbatuar, pasi garantojnë kryerjen e një procesi gjyqësor civil të rregullt, ligjor, efektiv dhe brenda afateve ligjore të arsyeshme.

ceshtja e vules se pd alma ahmeti iliba bezati elona toro

Sondazh

Poll