Bota

Franca për deklaratën e kreut të agjencisë ruse të spinazhit: Një provokim i papërgjegjshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në fund të shkurtit se vendosja e forcave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të "përjashtohet", pas një takimi me liderë të tjerë evropianë në Elysee.

19 Mars 2024, 18:06 Nga S.N
Franca për deklaratën e kreut të agjencisë ruse të
Foto Ilustrim

FRANCË- Sergei Naryskin, kreu i agjencisë ruse të spiunazhit të huaj SVR, tha sot se çdo personel ushtarak francez i dërguar në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër pushtimit rus do të ishte një objektiv prioritar për trupat ruse.

“Do të bëhen prioritet dhe objektiv legjitim për sulmet nga Forcat e Armatosura Ruse. Kjo do të thotë se ata do të ketë fatin e të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në tokën e botës ruse me shpatë”, tha Naryskin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në fund të shkurtit se vendosja e forcave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të "përjashtohet", pas një takimi me liderë të tjerë evropianë në Elysee.

Ndërsa Parisi u përgjigj  e Rusisë duke thënë se deklaratat e kreut të shërbimit të jashtëm rus të inteligjencës është një provokim të papaërgjegjshëm.

"Ne i konsiderojmë këto lloj provokimesh të papërgjegjshme," tha një zyrtar i ministrisë së Forcave të Armatosura franceze, duke shtuar se deklaratat ishin një shembull tjetër i "dezinformimit" rus.

france rusi

Sondazh

Poll