Bota

I hodhi gruas së tij vaj të nxehtë në kokë, dënohet me 13 vite burg boshnjaku në Francë

Ajo u dërgua me helikopter në një qendër të specializuar djegieje, ku qëndroi për 25 ditë. Në këtë njësi, asaj iu desh të bëntë transplante lëkure.

19 Mars 2024, 17:53 Nga S.N
I hodhi gruas së tij vaj të nxehtë në kokë,
Foto Ilustrim

FRANCË- Një boshnjak 45-vjeçar, i cili i hodhi vaj të nxehtë në kokë gruas së tij, duke i shkaktuar asaj djegie shumë të rënda, u dënua me 13 vjet burg nga një gjykatë në Francë .

Gjyqi, i cili u zhvillua të hënën në gjykatën e Colmar, kishte të bënte me ngjarjet e ndodhura më 21 korrik 2020 në banesën e këtij çifti boshnjak në Mulhouse. Gruaja akuzoi ish-bashkëshortin se i kishte hedhur një tenxhere me vaj të nxehtë në kokë. Ajo u dërgua me helikopter në një qendër të specializuar djegieje, ku qëndroi për 25 ditë. Në këtë njësi, asaj iu desh të bëntë transplante lëkure.

Nga ana e tij, 45-vjeçari ka mohuar fajësinë. Sipas tij, ka qenë një aksident në shtëpi. Avokati i tij kërkoi lirimin e tij. Megjithatë, prokurori zbuloi një sërë faktesh që bien ndesh me pretendimet e të pandehurit, si mungesa e vajit në tryezë. Përveç dënimit me burg, 45-vjeçarit iu ndalua largimi nga territori francez dhe i hiqej përgjegjësia prindërore.

france

Sondazh

Poll