Bota

Retorika kërcënuese e Vuçiç, reagon Qeveria e Kosovës: Duhet të dënohen ashpër nga SHBA-ja dhe BE-ja

Në reagim Qeveria e Kosovës shkruan se retorika e Vuçiç është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën.

19 Mars 2024, 17:05 Nga DOSJA

Retorika kërcënuese e Vuçiç, reagon Qeveria e

KOSOVË- Në lidhje me deklaratat kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë ka ardhur edhe reagimi nga Qeveria e Kosovës. Në reagim Qeveria e Kosovës shkruan se retorika e Vuçiç është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën.

“Në një rast të mëparshëm ka pasur si referencë konfliktin në Nagorno Karabakh ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit duke marrë si shembull veprimet e këtij të fundit. Kësaj radhe, ky kërcënim erdhi mu në përvjetorin e dakordimit në Ohër mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se Serbia vazhdon të deklarojë publikisht mosnjohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Qeveria gjithashtu ka bërë thirrje që kërcënimet të mos konsiderohen si diçka e rëndomtë ose të lejohen të bëhen pjesë e retorikës së përditshme duke shtuar se kërkojnë një reagim dhe dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarë të tjerë.

“Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiç shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, thuhet në reagim.

vucic qeveria e kosoves kercenime

Sondazh

Poll