Bota

Mjeku britanik kapet duke vjedhur para nga 94-vjeçarja, shkoi për të asistuar pensionisten që ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë

Mark Titley, 59-vjeç, u filmua nga kamera duke i vjedhur paratë nga shtëpia e Barbara Drage e cila ishte rrëzuar në oborr dhe më vonë kishte ndërruar jetë në Shrewsbury të Britanisë së Madhe. 

19 Mars 2024, 17:06 Nga E. D
Mjeku britanik kapet duke vjedhur para nga 94-vjeçarja, shkoi për
Mark Titley

BRITANIA E MADHE- Një mjek është filmuar nga kamera e fshehtë brenda dhomës së një pensioniste, duke vjedhur paratë nga 94-vjeçarja e cila ishte në gjendje të rëndë pasi ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë.

Mark Titley, 59-vjeç, u filmua nga kamera duke i vjedhur paratë nga shtëpia e Barbara Drage e cila ishte rrëzuar në oborr dhe më vonë kishte ndërruar jetë në Shrewsbury të Britanisë së Madhe. 

Titley u filmua duke u futur në dhomën e ndejës duke kërkuar certifikatën, por e kuptoi se kamera ishte e vendosur në dhomë dhe u detyrua t’i kthejë paratë në komodinë.

Ai ishte një prej katër mjekëve që u telefonuan në qendër, dhe u kërkua asistencë urgjente me autoambulancë në pronën e një gruaje të moshuar.

mark titley

Sondazh

Poll