Bota

Rusia akuzon Britaninë për propagandë gjatë zgjedhjeve presidenciale

Veprimet e Britanisë ishin një shkelje e Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe binte ndesh me statusin e misioneve diplomatike të Britanisë në Rusi.

19 Mars 2024, 17:20 Nga E. D
Rusia akuzon Britaninë për propagandë gjatë zgjedhjeve
fotot ilustruese

RUSI- Ministria e Jashtme ruse tha të martën se i është ankuar Britanisë për ato që i konsideron si deklarata propagandistike të papranueshme gjatë zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të cilat ajo i konsideron ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë.

Veprimet e Britanisë ishin një shkelje e Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe binte ndesh me statusin e misioneve diplomatike të Britanisë në Rusi. 

Presidenti rus Vladimir Putin fitoi 87.3% të votave dhe një mandat të ri gjashtëvjeçar të dielën në një zgjedhje që Perëndimi tha se nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Kremlini tha se rezultati i zgjedhjeve tregoi se një shumicë dërrmuese e rusëve ishte konsoliduar rreth tij.

Sondazh

Poll