Bota

Putin u bën thirrje trashëgimtarëve të KGB-së që të rrëzojnë sanksionet e Perëndimit

 Në një fjalim në takimin vjetor të Shërbimit Federal të Sigurisë FSB, Putin tha se spiunët e tij duhet të punojnë me agjenci të tjera për të rritur sigurinë e sistemeve bankare dhe financiare.

19 Mars 2024, 16:50 Nga E. D
Putin u bën thirrje trashëgimtarëve të KGB-së që
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i tha Shërbimit Federal të Sigurisë FSB, pasardhësi kryesor i KGB-së së epokës sovjetike, të ndihmojë kompanitë ruse të rrëzojnë sanksionet perëndimore dhe të zgjerojnë ndikimin e tyre në tregje të reja në mbarë botën. Në një fjalim në takimin vjetor të Shërbimit Federal të Sigurisë FSB, Putin tha se spiunët e tij duhet të punojnë me agjenci të tjera për të rritur sigurinë e sistemeve bankare dhe financiare.

"FSB-së të mbështesë kompanitë tona që zhvillohen në mënyrë aktive pavarësisht pengesave të krijuara për to dhe që po eksplorojnë tregje të reja, por po përballen me veprime haptazi armiqësore nga Perëndimi," tha Putin.

“Po, ato na krijojnë probleme të përkohshme. Por gjithçka, natyrisht, do të bëhet gjithsesi," vazhdoi Putin, duke shtuar se ai kishte folur me qeverinë se si sanksionet kishin ndikuar në disa projekte të mëdha. 

Në një përpjekje për të minuar ekonominë e Rusisë dhe për të detyruar një ndryshim kursi, Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë, të cilat u cilësuan si më të ashprat ndonjëherë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në 2022.

Megjithatë, Putin thotë se ekonomia ruse e kohës së luftës ka lulëzuar pavarësisht sanksioneve, me prodhimin e predhave të artilerisë që tejkalojnë shumë atë të Perëndimit dhe ekonomia ruse u rrit me 3.6% vitin e kaluar.

 vladimir putin

Sondazh

Poll