Bota

"Me të në krye nuk do të hyjnë në BE", Roth reagon ndaj deklaratës së Vuçiç: Ka keqkuptuar diçka, nuk ka ose Kosova ose Serbia

Deputeti gjerman përmes një postimi në platformën"X" u shpreh një gjë të tillë “ose Kosova ose Sebia” nuk ekziston.

19 Mars 2024, 16:38 Nga N.F
"Me të në krye nuk do të hyjnë në BE", Roth
Michael Roth

KOSOVA- Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë. Deputeti gjerman përmes një postimi në platformën"X" u shpreh një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia” nuk ekziston.

“Presidenti Vuçiç keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiç ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, shkruan Roth.

Reagimi i Roth ka ardhur pasi Vuçiç tha se nëse ata zgjedhin Kosovën Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë.

 

michael roth vucic be serbia kosova

Sondazh

Poll