Aktualitet

I dëmtoi makinën një gruaje dhe ia mori me pretendimin për ta riparuar, shpallet në kërkim 50-vjeçari në Fier

Dyshohet se ai i ka dëmtuar automjetin asaj, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

19 Mars 2024, 10:17 Nga M.B
I dëmtoi makinën një gruaje dhe ia mori me pretendimin për
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar i cili dyshohet se i ka marrë automjetin një gruaje. Dyshohet se ai i ka dëmtuar automjetin asaj, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin O. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin një shtetaseje, të cilin më pas ia ka marrë me pretendimin se do e riparonte dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

arrestim fier

Sondazh

Poll