Aktualitet

Vrasja e foshnjes në Tapizë/ Gruaja lindi në banesë, vajza e madhe dyshohet se hodhi beben në lumë

Në ngjarje dyshohet është përfshirë dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

19 Mars 2024, 10:04 Nga M.B
Vrasja e foshnjes në Tapizë/ Gruaja lindi në banesë, vajza e
Lumi

FUSHË-KRUJË- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë të Fushë-Krujës, ku një 42-vjeçare pasi lindi, e hodhi foshnjen në lum. Sipas News 24, në ngjarje dyshohet është përfshirë dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

Por vajza e madhe ka mohuar para policisë që të ishte në dijeni për faktin se brenda qeses kishte një foshnjë. Policia po ashtu ka dyshime se familjarë të tjerë kanë qenë në banesë kur ka ardhur në jetë fëmija. Ndërkohë, 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20-vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pa jetë.

 

hidhet ne lume foshnja ne tapize

Sondazh

Poll