Sport

Përdori gjuhë raciste, largohet mbrojtësi Acerbin nga kombëtarja e Italisë…

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, dyshohet se ka fyer Juan Jesus në ndeshjen e së dielës kundër Napolit

18 Mars 2024, 16:40 Nga DOSJA

ITALI - Francesco Acerbi u përjashtua nga skuadra për kombëtaren italiane për dy ndeshjet e ardhshme, që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të ofendimeve raciste që ai drejtoi ndaj Juan Jesus në barazimin 1-1 mes Interit dhe Napolit të dielën.

Kampionët në fuqi të Italisë ndaluan marshimin fitimtar të liderit të Serisë A; Darmian shënoi për zikaltrit në minutën e 47-të, por Juan Jesus barazoi në minutën e 81-të. Skuadra e Simone Inzaghit kryeson Serine A me 14 pikë përpara Milanit në vendin e dytë.

Ishte minuta e 59-të e ndeshjes kur Juan Jesus thirri arbitrin dhe i tha atij atë që dëgjoi: "Unë nuk mendoj se është e saktë, ai më quajti “i zi” dhe nuk mendoj se është e drejtë."

Përdori gjuhë raciste, largohet mbrojtësi Acerbin nga

Mbrojtësi i Napolit zbuloi në fund të lojës, se Acerbi i kërkoi falje në atë moment dhe takimi vazhdoi normalisht. Megjithatë, falja nuk mjaftoi për Federatën Italiane të Futbollit, e cila vendosi të veprojë dhe të ndëshkojë qendërmbrojtësin italian.

“Në pritje të rindërtimit të asaj që ndodhi dhe respektimit të autonomisë së drejtësisë sportive, është e qartë se nuk ka pasur asnjë qëllim shpifës, denigrues apo racist nga ana e tyre”,- nisi Federata duke sqaruar. 

“Megjithatë, u ra dakord që të përjashtohej Acerbi nga lista e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e ardhshme miqësore të planifikuara në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të garantohej qetësia e nevojshme për kombëtaren dhe për vetë lojtarin, i cili do të rikthehet në klubin e tij sot”, ka shtuar federata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll