Frikë dhe ankth në Argjentinë! Lojtari i Estudiantes rrëzohet në fushë pa ndjenja, ndeshja me Boca Juniors është pezulluar…
ARGJENTINE - Takimi mes Estudiantes dhe Boca Juniors, në kuadër të xhiros së 11-të të fazës së parë të kampion...
Pritet zyrtarizimi nga Premier League, që do të lëshojë një deklaratë këtë të hënë
ANGLI - Sipas “The Guardian”, Nottingham Forest mori një penalitet me një zbritje prej katër pikësh për shkeljen e rregullave të “Fair Play”-t Financiar të Premier League, gjë që e vendos klubin në zonën e rënies. Klubi pritet ta apelojë vendimin.
Forest pranoi se kishte thyer rregullat, por e bazoi mbrojtjen e tij në rrethana lehtësuese në lidhje me shitjen e Brennan Johnson. Klubi mori një propozim prej rreth 35 milionë euro nga Brentford në fillim të verës së kaluar për anësorin, i cili preferoi të mos kalonte te ‘The Bees’.
Në të njëjtën kohë, klubi konsideroi se mund të merrte më shumë para për sulmuesin britanik, nëse priste përtej afatit të zbatuar nga rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë (30 qershor).
Johnson përfundoi duke iu bashkuar Tottenhamit në shtator, për një tarifë prej rreth 55 milionë euro, por një panel i pavarur nuk e pranoi këtë mbrojtje.
Klubet e Premier League lejohen të humbasin 105 milionë £ (122 milionë €) gjatë një periudhe tre vjeçare, por humbjet e Forest ishin të kufizuara në 61 milionë £ (71 milionë €) sepse ishin dy vjet në atë periudhë në Championship.
Everton, ndërkohë ishte dënuar tashmë me një zbritje prej dhjetë pikësh në Premier League në fillim të sezonit, penalitet që së fundmi u reduktua në gjashtë pikë. Këtë të hënë priten të reja edhe për Nottingham.
Kujtojmë se që nga ardhja në divizionin më të lartë të futbollit anglez, Forest ka shpenzuar rreth 292 milionë euro për nënshkrimin e 42 lojtarëve.
B.T (Dosja.al)
ARGJENTINE - Takimi mes Estudiantes dhe Boca Juniors, në kuadër të xhiros së 11-të të fazës së parë të kampion...
TURQI - Incidentet e së dielës pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes (2-3), me pushtimin e fushës nga tifozët dhe sulmi...
URUGUAJI - Shoqata uruguajane e arbitrave të futbollit vendosi të pezullojë aktivitetin, pasi një prej anëtarëve të saj u sul...
SPANJE - Gerrard Pique foli për të ardhmen e Xavi Hernández si trajner i Barcelonës. Në një intervistë për &lsquo...
ANGLI - Manchester United dhe Liverpool u përballën të dielën, në klasiken më të madhe historike të futbollit angle...
SPANJE - Xabi Alonso do të jetë objekti kryesor i afatit kalimtar të kësaj vere. Trajneri bask po bën një sezon të ...
PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) prezantoi këtë të hënë fanelën e re të kombëtares për “Euro ...
Litmanen kaloi dy sezone në Barça (1999-2001) SPANJE - Jari Litmanen (53) ka rishikuar karrierën e tij futbollistike në një...
SPANJE - Trajneri Eloy Doce ndau në llogarinë e tij në Twitter lojën ‘brutale’ në të cilën një loj...
SPANJE - Real Madrid po ecën me shpejtësi të plotë drejt fitimit të titullit të tij të 36-të kampion në La Lig...