Sport

“Lëkura” e re e Portugalisë së Cristiano Ronaldos për “Euro 2024”...

FPF ka prezantuar fanelën e kombëtares për “Euro 2024” në Gjermani

18 Mars 2024, 14:19 Nga DOSJA
“Lëkura” e re e Portugalisë së Cristiano Ronaldos

PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) prezantoi këtë të hënë fanelën e re të kombëtares për “Euro 2024” në Gjermani, e frymëzuar nga tradita portugeze me ngjyrat e flamurit të saj dhe pllakat tipike.

Nën moton 'Ndani pasionin', fanela kryesore ka ngjyrat klasike të vendit, të kuqe dhe jeshile, nga flamuri portugez, dhe në brendësi është shkruar fjala Portugali.

Kompleti dytësor është frymëzuar nga arti arkitekturor tradicional i vendit, tha FTP në një deklaratë, "duke e mbajtur shtëpinë afër zemrave të lojtarëve dhe tifozëve kur luajnë jashtë".

Dizajni pasqyron pllakat tipike blu portugeze dhe "i jep një ton delikate të bardhës së zakonshme të fanelës së dytë të Portugalisë," vuri në dukje FPF.

Federata shtoi se veshjet e reja "riinterpretojnë traditën dhe imazhet portugeze, me një perspektivë moderne, për të përforcuar pasionin e të gjithë" tifozëve portugez.

Për këtë lançim, FPF ka publikuar edhe një video promovuese me disa të rinj të veshur me fanelat e reja duke luajtur me futboll tavoline, ku edhe lojtarët së fundmi kanë veshur fanelat e reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll