Politike

Efekti marrëveshjes PD-PS, rikthehen në normalitet komisionet parlamentare

Në komision kanë marrë pjesë të gjitha palët politike dhe po vazhdojnë mbajtjen e mbledhjes normalisht.

18 Mars 2024, 11:22 Nga I.A
Efekti marrëveshjes PD-PS, rikthehen në normalitet komisionet
Komisioni per Ligjet

TIRANË- Marrëveshja mes Partisë Demoratike dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në Kuvend po jep frytet e para. Sot pas më shumë se 5 muajsh është mbajtur fizikisht komisioni për Ligjet. 

Në komision kanë marrë pjesë të gjitha palët politike dhe po vazhdojnë mbajtjen e mbledhjes normalisht. Që në hapje të mbledhjes, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka u shpreh se është kënaqur që protesta ka përfunduar dhe se çdo që ka shkuar në normalitet.

“Më vjen mirë që jemi të gjithë të kthyer në sallën e mbledhjeve të Komisionit, për ti dhënë më shumë rëndësi interesit publik dhe shqetësimeve të qytetarëve, Uroj punime sa më të mbara të Komisionit”, tha Bushka.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll