Politike

Situata politike në Shqipëri, Gonzato raporton të mërkurën në Bruksel

Gjatë diskutimit të fundit për vendin tonë, eurodeputetët theksuan rëndësinë e përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e Reformës Zgjedhore për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse.

17 Mars 2024, 17:19 Nga h.k

Situata politike në Shqipëri, Gonzato raporton të

TIRANË-Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato është thirrur në Bruksel për të dhënë informacione rreth situatës aktuale politike në Shqipëri. Të mërkurën paradite, Gonzato do të raportojë në komisionin e jashtëm të parlamentit evropian pas dyerve të mbyllura.

Burime diplomatike theksojnë se eurodeputetët po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje politike afatgjatë për Shqipërinë në kushtet kur mbetet e bllokuar vendimarrja për hapjen e kapituve të parë të negociatave.

Gjatë diskutimit të fundit për vendin tonë, eurodeputetët theksuan rëndësinë e përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e Reformës Zgjedhore për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse.

Para nisjes për në Bruksel, ambasadori Gonzato ka mirëpritur vendimin mes pozitës dhe opozitës që të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit. Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht se një parlament funksional është çelësi për procesin e integrimit në BE. Gonzato ka vlerësuar lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.

gonzato

Sondazh

Poll