Politike

Dhëndri i Trump investitor në Shqipëri, Rama: Flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit, nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur

Sipas tij Sazani do të kthehet një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

17 Mars 2024, 11:53 Nga r.ll
Dhëndri i Trump investitor në Shqipëri, Rama: Flasin për
edi rama

DURRËS- Në mbledhjen e amblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri. Konkretisht këto investimet pritet të kryhen në ishullin e Sazanit për të cilin Rama tha se nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur. Sipas tij Sazani do të kthehet një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Rama: Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të realizuar dy investime të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi si shembull të paarritshëm për investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit. Nuk do të shesim as Sazanin as zone tjetër për investitorët e huaj. 

edi rama asambleja kombetare e ps 17 mars 2024

Sondazh

Poll