Politike

"Reforma arritje e PS, jo e ndërkombëtarëve", Rama: Shyqyr që drejtësia po godet drunjtë e shtrembër në Partinë Socialiste

Ai tha se Reforma në Drejtësi është arritja e PS dhe jo e ndërkombëtarëve, pasi sipas tij amerikanët kanë qenë dhe më parë në Shqipëri, por Reforma në Drejtësi nuk u arrit.

17 Mars 2024, 12:32 Nga r.ll
"Reforma arritje e PS, jo e ndërkombëtarëve", Rama:
edi rama

DURRËS- Kreu i PS, Edi Rama në fjalën e tij në asamblenë e partisë sot në Durrës, tha se mbështet pa kusht insituticionet e drejtësisë në luftë kundër korrupsionit majtas dhe djathtas.

Ai tha se Reforma në Drejtësi është arritja e PS dhe jo e ndërkombëtarëve, pasi sipas tij amerikanët kanë qenë dhe më parë në Shqipëri, por Reforma në Drejtësi nuk u arrit. Rama u shpreh se është i lumtur që drejtësia po godet drunjtë e shtrembër në Partinë Socialiste. 

Rama: Dhe që e bëri reformën në drejtësi sepse është një parti që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, dhe quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Ska shanc që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtësja e reformës në drejtësi në flamur grisësen e reformës në drejtësi. Duke i mbështetur pa kusht institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit majtas e djathtam, lart e poshtë. Kush predikon të kundërtën ose është që hall sa kërkon të shpjegojë soi persekutim politik vënin e tij para drejtësisë, ose është i mllefosur me PS e mua personalisht sepse po fitojmë disa herë përballë, ose nuk e pranon dot se kjo parti po bën histori e do vazhdojë të zgjidhet pa dilema nga shumica e shqiptarëve. Kjo kohë e re e Shqipërisë nuk ka kohë për të humbur me hallet e tyre dhe vulat e humbura të tyre ndërkohë që kemi detyrën të jemi në lartësinë e kohës, të lëmë drejtësinë të bëjë punë e saj edhe me çdo dru të shtrembër në radhët tona. Shyqyr që e arritëm këtë ditë.

edi rama

Sondazh

Poll