Politike

Anulimi i udhëtimit nga Stambolli për në Tiranë, Meta: Humba fluturimin, Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu, rast i përsëritur

Mes pasagjerëve në pritje ishte dhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se mbrëmë humbi fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi udhëtimin pa paralajmërim në kohën e duhur.

18 Mars 2024, 10:51 Nga M.B
Anulimi i udhëtimit nga Stambolli për në Tiranë, Meta: Humba
Air Albania

TIRANA- Rreth 200 pasagjerë që duhej të udhëtonin me linjën "Air Albania" mbetën në Stamboll për më shumë se 48 orë, teksa prisnin për kthimin për në Shqipëri. Mes pasagjerëve në pritje ishte dhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se mbrëmë humbi fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi udhëtimin pa paralajmërim në kohën e duhur.

Meta tha ndër të tjera se Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu dhe se iu desh të insistonte bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin, që të merrnin përsipër akomodimin në hotel duke shtuar se mikpritësit e tyre në Baku u kishin paguar biletat në business.

Meta tha se sot ne avion takuan shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.

Reagmi i Metës:

Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu! Mbrëmë më qëlloi të humbisja fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur!

Jo vetëm kaq por u desh të insistonim bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin që të merrnin përsipër akomodimin në hotel për më tepër që mikpritësit tanë në Baku i kishin paguar biletat tona në business.
Ndërkohë sot ne avion takuam shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.

Ndërsa një zonjë që jetonte në Kaliforni edhe pse i kishin zgjidhur akomodimin në hotel tha se kjo ishte hera e pestë që i ndodhte me Air Albania dhe s'kishte më ndërmend ta provonte këtë torturë.

ilir meta air albania

Sondazh

Poll