Politike

Përfundon Asamblea Kombëtare e PS-së, Klosi: Do të kemi zgjedhje të brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se nga sot fillon faza e tretë e procesit të rienergjizimit.

17 Mars 2024, 14:47 Nga M.B
Përfundon Asamblea Kombëtare e PS-së, Klosi: Do të kemi
Blendi Klosi

DURRËS- Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka përfunduar pas rreth 4 orësh bisedime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se nga sot fillon faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Klosi deklaroi se do të ketë zgjedhje të brendshme të PS-së dhe se më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.

"Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë", tha Klosi.

asamblea kombëtare e ps-së

Sondazh

Poll