Politike

“Kuvendi pushoi së qeni çmendinë ", Rama: U fol për pazare dhe trembje të socialistëve, të gjitha janë broçkulla

Rama tha se rikthimi i fjalës në Kuvend do të krijojë hapësirë për të komunikuar.

17 Mars 2024, 11:28 Nga r.ll
“Kuvendi pushoi së qeni çmendinë ", Rama: U fol
edi rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste ka folur edhe për rikthimin e normalitetit në Kuvend.

Rama tha se rikthimi i fjalës në Kuvend do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Ai tha gjithashtu se nuk ka pasur asnjë pazar mes PD dhe PS-së.

Rama: Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qëni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë. U fol për pazare, për trembje të socialistëve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të treguar sesa të vështirë e ka një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë dhe media të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri. 

edi rama asambleja kombetare e ps 17 mars 2024

Sondazh

Poll