Bota

Fitoi zgjedhjet presidenciale ruse, Kim Jong Un uron Putin-in

Kim u filmua së fundmi duke bërë një xhiro me një limuzinë luksoze të zezë që ia kishte dhuruar Putin.

18 Mars 2024, 08:47 Nga M.B
Fitoi zgjedhjet presidenciale ruse, Kim Jong Un uron Putin-in
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një letër presidentit rus, Vladimir Putinit duke e uruar për rikonfirmimin e tij në detyrë. Lajmin e ka konfirmuar media shtetërore KCNA.

Lidhjet midis Koresë së Veriut dhe Rusisë po forcohen gjithnjë e më shumë, me Phenianin të akuzuar për furnizimin me predha në Moskë për përdorim në luftë. Të dy vendet kanë mohuar akuzat. Kim udhëtoi në Rusi vitin e kaluar për një samit si rrallëherë. Ai u filmua së fundmi duke bërë një xhiro me një limuzinë luksoze të zezë që ia kishte dhuruar Putin.

Putin, siç pritej, doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke shtruar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t'i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë. Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t'i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen.

kim jong un uron putin

Sondazh

Poll