Bota

VIDEO/ Tmerrohen të pranishmit në cirk, akrobatja ruse rrëzohet nga 4 metra lartësi, përfundon në spital

Nga videot e shpërndara në internet shfaqet një pjesë e shfaqjes së cirkut ku duket se gjithçka po shkon mirë kur një moment 24-vjeçarja Elizaveta Chumakova bie nga një unaza në tokë.  

18 Mars 2024, 08:24 Nga N.F
VIDEO/ Tmerrohen të pranishmit në cirk, akrobatja ruse rrëzohet
Akrobatja

RUSI- Një akrobate e re ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga rreth 4 metra lartësi gjatë një shfaqjeje. Nga videot e shpërndara në internet shfaqet një pjesë e shfaqjes së cirkut ku duket se gjithçka po shkon mirë kur një moment 24-vjeçarja Elizaveta Chumakova bie nga një unaza në tokë.  

Të pranishmit në ngjarje u tronditën ndërsa dëgjohen pasthirrmat pasi e reja rrëzohet në tokë. Në video pak para se ajo të rrëzohej dukej 24-vjeçarja e cila ishte me kokë poshtë dnërsa ishte duke u mbajtu me këmbë tek unaza. Në një momënt për të vijuar me koreografinë Chumakova tenton që të kapë më dorë unazën dhe në atë moment i rrëshket këmba dhe bie në tokë.hmë.

Ajo u nxor nga cirku me barelë dhe u dërgua në spital pas rënies së rrezikshme në Novosibirsk, qyteti i tretë më i madh i Rusisë.


Një zëdhënës i cirkut tha ajo është në spital dhe mjekët po kujdesen për të. Por deri më tani nuk janë dhënë diagnoza të sakta. Zëdhënësi shtoi se Elizaveta ka punuar në cirk për 10 vjet dhe kjo është hera e parë që bie. Mendohet se ajo pësoi disa fraktura, por se këto lëndime nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.

rusi cirk akrobate

Sondazh

Poll