Bota

"Duhet të gjykohet në Hagë!"/ Zelensky: Putin, një diktator i sëmurë për pushtet, dëshiron të sundojë përgjithmonë

Zelensky tha në fjalimin e tij me anë të një videoje se "diktatori rus" po simulon një palë zgjedhje të tjetra.

18 Mars 2024, 08:18 Nga M.B
"Duhet të gjykohet në Hagë!"/ Zelensky: Putin, një
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të dielën se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshironte të sundonte përgjithmonë. Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale të Rusisë ishin të paligjshme.

Zelensky tha në fjalimin e tij me anë të një videoje se "diktatori rus" po simulon një palë zgjedhje të tjetra dhe se Putini ishte i sëmurë për pushtet dhe po bën gjithçka për të sunduar përgjithmonë.

"Nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje të paligjshme dhe nuk mund të ketë. Ky person duhet të gjykohet në Hagë. Kjo është ajo që duhet të sigurojmë," shtoi Zelensky.

Putin, siç pritej, doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke shtruar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t'i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë. Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t'i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen.

zelensky putin

Sondazh

Poll