Politike

Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama: Synojmë 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor, kush janë dy objektivat tona

17 Mars 2024, 11:08 Nga r.ll
Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama: Synojmë 50 mijë
edi rama

DURRËS- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë që po mbahet sot në Gjirin e Lalzit. Rama tha se anëtarësimet e reja në parti kanë tejkaluar objektivat, ndërsa u shpreh se synojnë mbi 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor.

"Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur cdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve. Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike. Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata. E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë. Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë.", u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll