16 Mars 2024, 20:02
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës mbrëmjen e sotme tha se shërbimi shëndetësor në vitin 2013, nuk ishte ai që meritonin qytetarët, por ishte i pakrahasueshëm me shërbimin e sotëm.
Ai tha se gjatë kohës që ishte në qeveri rriti me 150 përqind rrogën e infermierëve. Sipas Berishës kjo i motivoi ata të mos largoheshin nga vendi, siç po ndodh sot.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Sonte unë do sjell në vëmendjen tuaj një shërbim që është jetik për çdo shqiptar, për çdo të moshuar, për çdo të sapolindur, për çdo fëmijë, për çdo nënë, për çdo të sëmurë. Shërbimin shëndetësor. Unë nuk pretendoj dhe nuk them se në vitin 2013 ishte shërbimi shëndetësor që meritonin qytetarët. Por e them me shifra dhe fakte të vërteta se ishte i pakrahasueshëm me shërbimin e sotëm.
Miqtë e mi. Ishte i pakrahasueshëm se ato taksa tuaja, ato të ardhura tuaja që u përdorën për shëndetësinë, shkuan së pari për të rritur me 150 përqind rrogën e infermierëve. Në vitin 2005, infermierja merrte 150 mijë lekë. Për të rritur me 150 përqind rrogën e mjekëve, të cilët paguheshin me rroga qesharake.
Kjo i motivoi infermieret tona, kjo i motivoi mjekët tanë. Ata nuk largoheshin siç ikin sot. Jo se ato ishin rroga të larta, por se ato ishin rroga që rriteshin çdo vit. Dhe se kjo atyre u jepte besim që gjendja e tyre ekonomike, puna e tyre do vlerësohej gjithnjë e më shumë. Dhe kjo qe e vërtetë.
sali berisha
Politike
16 Mars 2024, 19:25
r.ll
myslim murrizi
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka ironizuar disa nga deputetët e opozitës, të cilë...
Politike
16 Mars 2024, 16:00
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka në një deklaratë sot për me...
Politike
16 Mars 2024, 12:46
I.A
Ina Zhupa
SHKODËR- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka nisur një tur takimesh për të diskutuar mbi dëmin dhe pasoja...
Politike
15 Mars 2024, 22:41
I.A
TIRANË- Në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE shpesh pyesim veten sesi ne mund të jemi pjesë e Europës, du...
Politike
16 Mars 2024, 11:51
I.A
Bardhi dhe Tabaku
TIRANË- Partnerët perëndimorë të Shqipërisë përshëndetën rikthimin në normalitet t...
Politike
16 Mars 2024, 11:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme asamblenë e Partisë Socialiste. Mësohet se mbl...
Politike
15 Mars 2024, 21:37
N.F
Ambasada Gjermane
TIRANË- Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas dakordësimit mes PD-së dhe PS-së për ngritjen e dy...
Politike
15 Mars 2024, 20:09
N.F
Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës...
Politike
15 Mars 2024, 20:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit...
Politike
15 Mars 2024, 20:01
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetëesvë të mbledhur po...