Sport

Nuk është i grumbulluar nga Reja, Mavraj kujton kohën e Euro 2016: Disa Burra që s’duhen harruar, pavarësisht ku janë so

17 Nëntor 2019, 15:50 Nga DOSJA
Nuk është i grumbulluar nga Reja, Mavraj kujton kohën e Euro

TIRANË- Ish-kapiteni i Shpipërisë, Mërgim Mavraj, i cili nuk ësthë grumbulluar për ndeshjet e fundit nga Ttrejneri Edy Reja ka reaguar për sfidën e sotme të Shqipërisë me Francën.

Në një reagim në Facebook, Mavraj ka kujtuar kohën kur ai së bashku me shokët e tij shkruanin historinë dhe dërguan Shqipërinë në Europian e Francës.

Mavraj ka falënderuar të gjithë për ndërtimin e këtij stadiumi model dhe shton se ky do të jetë një gëzim i jashtëzakonshëm, dhe do t’i tregojmë Europës se Shqipëria pavarësisht se jemi një vend i vogël, përsëri kemi ambicie të mëdha.

“Një ditë e cila nuk është e rastësishme, sepse disa Burra që nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane”, shkruan më tej Mavraj.

POSTIMI I PLOTË

Sot është një tjetër ditë historike për SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT! Një ditë e cila nuk është e rastësishme, sepse disa Burra që nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane. Luftuan për këtë fanellë, shkruajtën historinë më gërma të arta dhe kontribuuan që të edhe brezat në vazhdim të kenë si pikënisje pikërisht Europianin 2016.

Unë si kapiten i Kombëtares dua t’i them Hallall atyre Burrave! Për djersën, sakrificat, dëshirën dhe sidomos ndjenjën e fanellës kuqezi. Sot, shtëpia jonë e re do të përurohet dhe ky gëzim i jashtëzakonshëm është i pakrahasueshëm. i tregojmë Europës se edhe ne, Shqipëria, edhe pse vend i vogël, kemi zemër dhe ambicie të madhe. Edhe ne mund të ndërtojmë stadium modern, edhe ne mund të shkruajmë historinë siç e bëmë!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 mergim mavraj shqiperi france euro 2020 mergim mavraj shqiperi france

Sondazh

Poll