Sport

VIDEO / Manchester City kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup!

Manchester City e “hipotekon” që në pjesën e parë përballë Newcastle kualifikimin në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e Guardiolës realizoi dy herë në këtë fraksion me të njëjtin autor, Bernardo Silva.

16 Mars 2024, 20:39 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup!

ANGLI - Manchester City kualifikohet me lehtësi në gjysmëfinale të FA Cup. Kampionët në fuqi të Premier League-s mposhtë 2-0 Newcastle në “Emirates”, me ndeshjen që u vendos praktikisht që në pjesën e parë falë dygolëshit të Bernardo Silvas.

Në pjesën e dytë Pep Guardiola ekonomizoi forcat, duke e mbajtur thjesht nën kontroll lojën, ndërsa “magpies” e kishin të pamundur të për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Manchester City e “hipotekon” që në pjesën e parë përballë Newcastle kualifikimin në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra e Guardiolës realizoi dy herë në këtë fraksion me të njëjtin autor, Bernardo Silva.

Të parin, portugezi e shënoi në minutën e 13-të, me topin që mori një trajektore të pakapshme për portierin.

Edhe në rastin e golit të dytë, Bernardo Silva u ndihmua nga devijimi me kokë i topit nga një mbrojtës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll