Aktualitet

Ministria ruse e Mbrojtjes: 383 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova i janë bashkuar Ukrainës, 171 prej tyre janë vrarë

Nga shtetet e rajonit, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsej 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë. Edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, i cili ende nuk është vrarë.

16 Mars 2024, 17:38 Nga r.ll
Ministria ruse e Mbrojtjes: 383 mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova i
foto ilustruese

RUSI- Ministria e Mbrojtjes në Rusi pretendon mbi 13 mijë mercenarë të huaj që vijnë nga shtete të ndryshme të botës i janë bashkuar luftimeve në krah të Ukrainës. 

Sipas një postimi në "X" nga kjo ministri, thuhet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387. Shifrat e publikuara nga kjo ministri tregojnë se deri më sot është konfirmuar vrasja e 5962 prej tyre.

Në këtë listë, Rusia ka përfshirë edhe Shqipërinë me 192 dhe Kosovën me 191 mercenarë që pretendon se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës. Sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Nga shtetet e rajonit, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsej 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë. Edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, i cili ende nuk është vrarë.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se mercenarë ka edhe nga SHBA-ja, Kanadaja, Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane. Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk e ka bërë publik burimin nga ku i ka siguruar këto shifra.

lufta ukraine-rusi shqiperi kosove

Sondazh

Poll