Aktualitet

GJKKO lë në burg ish-kreun e ARRSH dhe dy biznesmenët, avokati i Berberit: Nuk ka përfituar asnjë tender

Berberi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.  Avokati i tij tha se Berberi nuk ka përfituar asnjë tender, ndërsa u shpreh se do të ankimojë masën e vendosur të sigurisë.

16 Mars 2024, 15:28 Nga r.ll
GJKKO lë në burg ish-kreun e ARRSH dhe dy biznesmenët, avokati i
evis berberi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberin. E njëjta masë sigurie është vendosur edhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame. 

Berberi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Avokati i tij tha se Berberi nuk ka përfituar asnjë tender, ndërsa u shpreh se do të ankimojë masën e vendosur të sigurisë.

"Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg.

Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.

Ndërkohë, ortaku i tij biznesmen, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 13 marsit, nga SPAK pas urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO. 

evis berberi valter begaj ervis lame

Sondazh

Poll