Aktualitet

Procedohen tre persona për vepra penale të ndryshme në Korçë, shpallet në kërkim 40-vjeçari për plagosje të lehtë

Në kërkim është shpallur një 40-vjeçar me inicialet E.Ç, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 22-vjeçar.

16 Mars 2024, 13:02 Nga S.B
Procedohen tre persona për vepra penale të ndryshme në
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen në gjendje të lirë 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër në Korçë, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se personat që po procedohen në gjendje të lirë kanë kryer veprat penale si mosbindja e urdhrit të policisë për ndalim mjeti, pushtimi i një prone shtetërore si dhe dëmtimi i pemëve frutore në po atë pronë.

Në kërkim është shpallur një 40-vjeçar me inicialet E.Ç, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 22-vjeçar. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën "Midhi Kostani", Korçë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte. 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. B., 49 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi në fshat, 49-vjeçari dyshohet se me vetëgjyqësi ka pushtuar një pronë shtetërore me pretendimin se është prona e tij, ndërsa 34-vjeçari ka dëmtuar disa pemë frutore në këtë tokë. 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e shtetasit E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se dëmtuar lehtë me mjet prerës një 22-vjeçar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce vepra penale plagosje

Sondazh

Poll