Aktualitet

Procedohen në gjendje të lirë dy persona në Fier për vepra penale të ndryshme

Ndërkohë në gjendje të lirë është proceduar edhe një 68-vjeçar pasi është kapur duke kryer punime në ambientin e biznesit të tij pa leje.

16 Mars 2024, 14:25 Nga S.B
Procedohen në gjendje të lirë dy persona në Fier për
foto ilustruese

FIER- Procedohen në gjendje të lirë dy persona ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 23-vjeçari me inicialet J.T, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kanabisi.

Ndërkohë në gjendje të lirë është proceduar edhe një 68-vjeçar pasi është kapur duke kryer punime në ambientin e biznesit të tij pa leje. Me dy rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë: 

Fier/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. T., 23 vjeç, banues në fshatin Suk, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar cannabis sativa.

Specialisët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. S., 68 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar në biznesin e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier procedim ne fier

Sondazh

Poll