Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, nuk ka persona të lënduar

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

16 Mars 2024, 16:07 Nga r.ll
Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, nuk ka persona të
foto ilustruese

FIER- Një banesë në Fier është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, pasi familjarët që ishin brenda menjëherë jashtë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

digjet banesa ne fier

Sondazh

Poll