Aktualitet

Kontrollet për Eljon Haton/ RENEA gjen mjetin e blinduar me armë dhe bllokues valësh, në kërkim autorët (EMRAT)

Makina dyshohet se i përket kushëririt të Ervis Martinajt, Emiljano Ninës.

16 Mars 2024, 12:23 Nga I.A

Kontrollet për Eljon Haton/ RENEA gjen mjetin e blinduar me armë dhe

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet që forcat RENEA, kanë bërë për të gjetur të shumëkërkuarin e policisë Eljon Haton. Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në zonën e Saukut është gjetur një makinë e blinduar.

Makina dyshohet se i përket kushëririt të Ervis Martinajt, Emiljano Ninës. Brenda saj kishte armë zjarri tip pistoletë dhe automatik, municion luftarak si dhe një bllokues valësh.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon operacioni mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit". Goditet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh, që u gjetën në një automjet të parkuar, në Sauk. Punohet për kapjen e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se përdorte automjetin, si dhe u referuan materialet në Prokurori, për pronarin e tij.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:

▪️Në rrugën "Xhabrahimi", Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë). Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N.

ervis martinaj emiljano nina

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2024, 07:12 N.F

Shqipërinë po e "mbysin" importet

Foto ilustruese TIRANË- Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga impor...