Aktualitet

Aksidentoi dje një këmbësor në Koplik, vihet në pranga 75-vjeçari

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i moshurari ka aksidentuar me makinë një këmbësor në Koplik.

16 Mars 2024, 12:50 Nga N.F
Aksidentoi dje një këmbësor në Koplik, vihet në pranga
Foto ilustruese

KOPLIK- Një 75-vjeçar është vënë në pranga nag autoritet ditën e sotmë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i moshurari ka aksidentuar me makinë një këmbësor në Koplik. AkSIdenti u regjistrua ditën e djeshme në hyrje të Koplikut ndërsa i plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në hyrje të qytetit të Koplikut, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin 75 vjeç. Shtetasi, i cili u dëmtua nga aksidenti, është dërguar për asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aksident koplik arrestim policia

Sondazh

Poll