Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi i tij në Itali

Furriku është i akuzuar për drogë në vendin fqinj ndërsa pas arrestimi të tij pritet ekstradimi drejt Italisë.

16 Mars 2024, 11:25 Nga N.F
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- 38-vjeçari, Ermal Furriku është vënë në pranga nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritet italiane. Furriku është i akuzuar për drogë në vendin fqinj ndërsa pas arrestimi të tij pritet ekstradimi drejt Italisë.

Ai vendos në pranga në rrugën “Perlat Rexhepi” ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, operacioni policor i koduar “Potenza”. I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

tirane ekstradim

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2024, 07:12 N.F

Shqipërinë po e "mbysin" importet

Foto ilustruese TIRANË- Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga impor...