Politike

PS e Shkodër nuk gjen paqe, këshilltari bashkiak tregon prapaskenat e zgjedhjeve: S’dinim kandidaturat, nuk u respektua baza

17 Nëntor 2019, 14:05 Nga DOSJA
PS e Shkodër nuk gjen paqe, këshilltari bashkiak tregon prapaskenat e

SHKODËR– Përplasja në Partinë Socialsite në Shkodër duket se nuk është shuar ende, por vijon e po përkeqësohet. Zgjedhjet e ditës së djeshme për të zgjedhur delegatët e Kongresit të PS, kanë nxjerr në pah pakënaqësitë me drejteusit.

Një prej anëtarëve të Këhsilliat Bashkiak në Shkodër ka dalë kundër PS-së, Elson Çeliku, ku me anë të një statusi në Facebook shkruan për lojën e papëlqyeshme në përzgjedhjen e kandidatëve. Çeliku në reagimin e tij shprehet se Deri në çastin e fundit askush nuk e dinte se kush do të ishin kandidaturat duke mos respektuar bazën.

REAGIMI I PLOTË

Kam pritur me kureshtje procesin e zgjedhjeve për delegatët e kongresit të PS Shkodër jo vetëm për faktin se partia po kalon një fortunë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por edhe për të parë se deri ku shkon lukunia e atyre që historia do ti skarcojë si persona që nuk sollën asgjë edhe pse ‘’u munduan aq shumë’’ Që nga momenti i parë kur nisi procesi për kandidaturat për zgjedhjet për delegatët filloi një lloj lojë e papëlqyeshme në përzgjedhjen e emrave që do të kandidonin.

Në fakt u tha se këta kandidatura do të jenë më të përzgjedhurit por në fakt për disa prej emrave kjo nuk rezultoi e vërtetë. Deri në çastin e fundit askush nuk e dinte se kush do të ishin kandidaturat duke mos respektuar bazën. Disa emra të tjerë që duhej të ishin pjesë e listës së kandidaturave u përjashtuan duke e zbehur që në fillim këtë proces por edhe duke treguar qartazi se nuk është gjë tjetër veçse një proces votimi fals dhe i paracaktuar pothuajse me dërgimin e delegatëve përmes metodave antidemokratike.

Dosja.al raportoi dje se procesi i votimit në Shkodër ka qenë një dështim pasi socialistët e kanë braktisur partinë e tyre. Burime nga Partia Socialiste në Shkodër brenda PS-së, bënë me dije për Dosja.al se shkaqet që ka ndikuar në këtë vendim është edhe mosrealizimi i asnjë prej emërimeve në postet drejtuese në Shkodër të cilat u trumbetuan me të madhe nga Kryeministri për një reformim të socialistëve të Shkodrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elson çeliku perplasjet ne ps ps shkoder zgjedhjet ne ps elson çeliku perplasjet ne ps ps shkoder zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll