Politike

‘Kemi dëgjuar se fle vetëm gjumë’/ Basha ironizon socialistët: Ata punë quajnë vetëm vjedhjen (VD)

17 Nëntor 2019, 12:53 Nga DOSJA
‘Kemi dëgjuar se fle vetëm gjumë’/ Basha ironizon

DIVJAKË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme fermerët në Lushnje e Divjakë, me të cilët ka diskutuar edhe vështirësitë me të cilat hasen çdo ditë.

Një prej tyre tha se kishte dëgjuar se Basha fle gjumë, por sipas tij, kjo nuk i ka rezultuar e vërtetë.

“Kam dëgjuar nga njerëzit që kryetari Basha fle gjumë, po nuk qenka kështu”, i tha qytetari, ndërsa e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e liderit opozitar.

E menjëhershme ka qënë edhe kundërpërgjigja e kryedemokratit, i cili është përgjigjur se socialistët punë quajnë vetëm vjedhjen.

“Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe këta thonë fle gjumë”, deklaroi Basha, duke iu referuar mazhorancës dhe duke i akuzuar për vjedhje.

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me fermerët, të cilët i folën atij për kushtet e vëshira që detyrohen të punojnë duke theksuar mungeswn e subvensioneve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me fermeret basha ne lushnje lulzim basha basha me fermeret basha ne lushnje lulzim basha

Sondazh

Poll